21 korrik 2015 – Një lloj i ri droge që të rrit epshin seksual po qarkullon në Kosovë.
Doktori psikiatër nga Gjakova, Ilir Grezda, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një informacion tronditës, duke sqaruar pasojat që vijnë nga përdorimi i drogës së quajtur “Gama Hydroksybutyrate”.
Kjo drogë është e re që ka ardhur në Kosovë me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emrin “Gama Hydroksybutyrate” apo ndryshe me emrin e shkurtë si “GHB”. Ajo është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual (Extazi e lëngshme). Përdoret në formë të pikave dhe si pluhur i bardhë dhe vepron pas 5 deri 10 minutash pas përdorimit. Efekti i saj zgjat deri në një orë e gjysmë. Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije që t’i përdorim më pas për marrëdhënie seksuale.
Ajo që është mjaft shqetësuese sipas doktor Grezdës, qëndron në faktin se nëse kjo lloj droge kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik-antidepresiv), shkakton depresion të rëndë respirator që çon në vdekje të menjëhershme. Deri më tani nga autoritetet në Kosovë nuk ka pasur ndonjë reagim për të vërtetuar apo kundërshtuar pretendimet e mjekut.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/