Një pushues ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në det në Durrës, ditën e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrushkullit, ku 49-vjeçari, banor i zonws, kishte shkuar në plazh për të kaluar fundjavën.
Por, ajo që supozohej të ishte një ditë shplodhjeje për 49-vjeçarin, u kthye në një tragjedi. Burri me iniciale M.C. u fut për t’u larë në det, por nuk doli më i gjallë prej andej.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim.





