Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj 47-vjeçarit Pajtim Dhana, grabitësit të 300 mijë lekëve në banesën e familjes Prifti në fshatin Pishë.

Ai është paraqitur me kanatjere e pa maskë këtë të mërkurë përpara gjykatës së Fierit.

47-vjeçari hyri me forcë e sëpatë në dorë në banesën e pensionistëve Athina dhe Vangjes Prifti duke i marrë paratë që i kishin kursyer për të blerë drutë e dimrit.