Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sektor Rinia, Durrës, ku dyshohet se një 18-vjeçar është mbytur.

Bëhet me dije se 18-vjeçari me iniciale A.K., ka hyrë në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë që rrezikonin të mbyteshin, por që nuk ka arritur të dalë vetë nga uji dhe është zhdukur.

Të miturit janë nxjerrë nga uji dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijojnë kërkimet për të gjetur 18-vjeçarin.

Shpresat për gjetjen e të riut me shenja jete, janë zbehur, për shkak se ka kaluar mjaft kohë që nga momenti që është futur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.