Një djalë i moshës rreth 30 vjeç është mbytur në Velipojë, në plazhin e Vilunit.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se viktima hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, por nuk arriti të dalë dot më vetë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Elvin Palaj.
Ky është rasti i dytë që një pushues mbytet në Velipojë.





