Një 14-vjeçare ka rrezikuar që të mbytet ditën e sotme në plazhin e Centralit në Sarandë.

Mësohet se vajza e mitur me iniciale  Z. M 14 vjeç nga Gjirokastra, ishte me pushime në Sarandë.

Kanë qenë rojet e plazhit ata që e kanë parë se vajza po mbytet dhe me ndihmën e disa pushuesve të tjerë kanë bërë të mundur që të nxjerrin nga uji 14-vjeçaren.

Adeleshenja kur ka dalë nga deti ka qenë pa ndenja dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.