Rreth një javë nga zhdukja e një gazetari të “The Washington Post” në Turqi, rriten dyshimet për një vrasje të mundshme të tij.
Gazetari me origjinë nga Arabia Saudite, Jamal Khashoggi, rezultoi i humbur pasi ishte parë të hynte të martën në konsullatën saudite në Stamboll.
Zyrtarët turq pretendojnë se ai mund të jetë vrarë brenda në konsullatë. Prestigjiozja amerikane e cilësoi ngjarjen mostruoze. Gazetari saudit kishte hyrë në konsullatë për të tërhequr dokumentin e divorcit nga ish-gruaja, për t’u martuar me të fejuarën e tij turke.





