Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.
Berisha ka hyrë me entuziazëm në selinë blu ku ka përshëndetur në çdo zyrë punonjësit demokratë.
Ndërkohë ish-kryeministrit i kishin marrë karrigen, ndërsa ai me batutë tha: se “çmenduria e Bashës ka marrë fund, i ka marrë gjitha karriget në zyrën e tij nuk i mjafton karrigia e tij”.
Më tej, ish-kryeministri Berisha theksoi se “në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.
Ndër të tjera mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në një nga sallat e selisë blu.





