Nuk ishte hera e parë që 23-vjeçari vidhte banesa në qytetin e Lezhës. Sipas policisë, i riu me inicialet D.K. kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për vjedhje.

Mëngjesin e kësaj të shtune ai është arrestuar në flagrancë, pasi ishte futur për të vjedhur në një nga dhomat e një banese, ku dhe u arrestua në flagrancë nga uniformat blu.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar t'i vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit  Gj.K,  ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti  një mjet prerës (thikë)”, njofton polica.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .