Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar për grabitje në një shtëpi në zonën e Oreokastros, në Selanik.

Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në shtëpinë e një shtetasi 66-vjeçar, por është vënë re nga pronari, i cili e ka ndjekur dhe e ka bllokuar, si pasojë është arrestuar nga drejtuesit e punonjësve të policisë.

Bëhet e ditur se gjatë arratisjes ai ka arritur të godasë 66-vjeçarin në trup me një send metalik, ndërsa pas arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar nga policia një çelës makine, një orë dore dhe 200 euro cash, të cilat i kishte vjedhur nga shtëpia.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se vula e hyrjes në pasaportën e tij ishte false dhe ai banonte ilegalisht në vend.

Po ashtu, shqiptari ka rezultuar se nga data 6-10 tetor të këtij viti, ka kryer pesë vjedhje të tjera të banesave në të njëjtën zonë, nga të cilat ka marrë një shumë totale prej 550 euro, mjete të ndryshme dhe sende personale, si dhe katër makina, dy prej të cilave u gjetën dhe iu kthyen viktimave.