Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës.
Policia njofton se rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.
Për gjetjen e turpit të pajetë të 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët. Kanë qenë peshkatarët e zonës ata të cilët kanë gjetur viktimën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.





