Në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi me iniciale A.D, 52 vjeç ka pësuar dëmtime gjatë kohës që lahej në lumin Buna.

Si pasojë e dëmtimeve ai po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur  ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht. 

52-vjeçari  po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.