Pasi u zhduk pa gjurmë natën e 10 dhjetorit të shkuar teksa tentoi të vidhte një banesë, trupi i një shqiptari është nxjerrë i vdekur nga ujërat e kanalit në Gratacasolo, afër Pisogne-s.

Sipas policisë, shqiptari Dorian Puja, 26 vjeç, i njohur për karabinierët për shkak të precedentëve, ishte përpjekur të vidhte një banesë shoqëruar nga një tjetër shqiptar, por në tentativë e sipër ishte zhdukur.

Bashkëpunëtori i tij pasi kërkoi dhe nuk e gjeti, iu drejtua familjes e kjo e fundit më pas policisë. Bashkëpunëtori tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i tha policisë se shoku i tij për të shpëtuar, u fut në rrjedhën e kanalit, por nuk u pa më prej atij momenti.

Mediet italiane raportojnë se me lajmin e policisë merr fund edhe ankthi i pritjes për familjen e tij në Chiari, e cila tani ka hapur dyert e mortit.