Ançeloti nuk e shikon më si tit ullar, Napoli po vonon t’i ofrojë një rinovim të kontratës, që skadon në 2022- shin. E gjithë kjo tablo në dukje negative, megjithatë, nuk është aspak problem për Elseid Hysaj, për sa kohë të interesuarit për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares nuk mungojnë, përkundrazi.

Një nga kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit është Interi. Zikaltrit kanë hequr dorë kurrë nga kjo ide, janë në kërkim të përforcimeve në prapavijë, trajneri Luçiano Spaleti ka dhënë OK-n dhe Hysaj, në krahun tjetër, është deklaruar gjithmonë si tifoz interist: duket momenti perfekt për të paraqitur një ofertë konkrete. Për ta transferuar në Milano, “axurrët” kërkojnë rreth 25 milionë euro, ndërsa vetë lojtari 1.6-2 milionë në sezon.

Pasditen e djeshme, sakaq, mediat italiane kanë intervistuar menaxherin e njërit prej “rivalëve” që Hysaj do gjente në "Appiano Gentile", Vincenco Pisakane, përfaqësuesin e Danilo D'Ambrozios. Ky i fundit, pranë një rinovimi thuajse të sigurt pas paraqitjeve solide të shfaqura kohët e fundit, i cili ka shprehur një siguri lidhur me pozicionin e klientit të tij.

“Nga momenti kur Danilo luan tek Interi, janë ndërruar njëmbëdhjetë mbrojtës krahu dhe ai gjithmonë ka zhvilluar së paku 80% të ndeshjeve. Asnjëherë nuk kërkon më shumë nga se meriton, në fund luan përherë ai. Nuk vuan konkurrencën e askujt. Situata në ambientet zikaltër? S'di çfarë do ndodhë tek Interi, me Mauro Ikardin apo Luçiano Spaletin. Mund të them vetëm se po flasim për një sulmues dhe një trajner të madh”.