Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026.Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është një mundësi e madhe për të shkuar në Botëror dhe u ndal gjithashtu dhe te minutazhi i pakët me Lazion.“Është e vërtetë që s’kam pasur minutazh, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër. Gjithmonë kam dhënë maksimumin. Jemi të gjithë të disponueshëm për të dhënë maksimumin. Polonia është një skuadër e fortë. Por tani kemi këtë rastin e vetëm për të na kualifikuar për në Botëror. Mendoj se jemi të gjithë gati për këtë ndeshje.Është akti final. Një ndeshje teke. Jemi të gjithë të kënaqur që kemi arritur play off-in. Jemi pa fat, sepse herë të tjera ka kaluar e para dhe e dyta.

E kemi vetë në dorë tani. Duam të shkojmë në Botëror. Duhet t’ja falim Shqipërisë një Botëror të bukur. Të gjithë çunat janë të motivuar.Ka dy vite që unë kam pasur çalime në pjesën e futbollit aty ku luaj unë. Por Kombëtarja është një pjesë tjetër e jetës time. Gjithmonë kam dhënë maksimumin për Kombëtaren. Unë jam gati. Mezi pres të futem në fushë, sepse kjo pjesa e minutazhit më ka bërë që të mungojë Kombëtarja. Është një krenari e madhe.Ndeshja me Poloninë që kemi luajtur këtu ka qenë shumë e bukur. Vazhdimësia është pjesë e grupit. Unë do mundohem të bëj më të mirën time. Mungesat janë të rënda. Si Manaj, si Daku janë lojtarë që na duhen. Kanë treguar që na ndihmojnë shumë në fushë. Nëse dy nuk janë, do jenë dy të tjerë gati.Kjo është një ëndërr që e kam pasur që i vogël.

Kur shkon në dy Europianë, është dhe ai kapitulli i fundit, Botërorit. Ëndrrat ndonjëherë realizohen, ndonjëherë jo. Unë besimin e kam shumë të madh. Këtë mundësi kemi tani. Është shumë e vështirë. Ne shkojmë për fitoren, por futbolli është i tillë. Të gjithë gati jemi. E dimë që vetëm nga një derë do kalojmë, po nuk kaluam aty, do kthehemi duke qarë. Si fillim të kalojmë Poloninë. Pastaj të shohim. Kjo duhet të jetë një gjë që ne duhet ta kemi. Tani është ndeshja e rëndësishme”, tha Hysaj.