Që kur u transferua nga Empoli te Napoli dy vite më parë, Elseid Hysaj pati një rritje eksponenciale, aq sa vendi i titullarit në formacionit e Maurizio Sarrit është i padiskutueshëm për të.Dhe jo vetëm. Edhe në Kombëtaren Shqiptare, Hysaj është një ndër elementët kryesorë, që i jep më shumë autoritet skuadrës në përballjet me ekipet më të mëdha. Në rolin e tij si mbrojtës i krahut të djathtë konsiderohet ndër më të mirët në Europë, madje edhe ofertat nga klube të mëdha nuk kanë munguar, por 23-vjecari ka vendosur të qëndrojë në qytetin pranë Vezuvit sepse është i bindur se do të fitojë titullin kampion. Pak dytë më parë shkodrani deklaroi se mund të përmirësohet edhe më shumë si futbollist dhe se i pëlqen të shënojë, por një futbollist i rolit të tij e ka të vështirë ta gjejë rrjetën.

Menaxheri Hysajt, Mario Giuffredi, zbuloi në një prononcim për mediat italiane se për klientin e tij ka patur ofertë konkrete, serioze dhe reale nga një klub i madh europian, por nuk u largua nga Napoli sepse dëshiron të fitojë “Skudeton”. Elseidi, vijoi më tej Giuffredi, nëse do ta pranonte këtë ofertë do të përfitonte një pagë shumë më të lartë se ajo që merr te Napoli. Për cilën skuadër e kishte fjalën menaxheri i shqiptarët? Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve ai zbuloi vetëm një detaj shumë të rëndësishëm. E ka mbyllur sezonin në vendin e dytë në një nga kampionatet më të forta në Europë.S’është e vështirë për ta kuptuar se është një mes Barcelonës, PSG, Tottenhamit dhe Liepzigut. Ndoshta verën e ardhshme Hysajn do ta shohim përkrah emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.