Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit në Seria A dhe i kombëtares shqiptare, ka “fluturuar” në Dubai, për të shijuar verën në dimër, rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Së bashku me të fejuarën e tij, ai po shijon disa ditë pushimesh në Dubai.
Duke qenë se Seria A ka marrë disa ditë pushime, do të rifillojë më 6 janar, shkodrani ka zgjedhur të udhëtojë drejt një vendi të ngrohtë. Sikurse dihet, Elseid Hysaj, ka kurorëzuar para disa kohësh me fejesë dashurinë e tij, Florenza Lekstakaj.
Në një intervistë për të përditshmen “Il Tirreneo”, Hysaj ka zbuluar se ata madje do të fejoheshin. “Nuk ishte martesë, por diçka mjaft e ngjashme. Ishte një festë me të gjithë të afërmit tanë. Një hap mjaft i rëndësishëm për ne. E kam njohur qysh në shkollë, më ka rënë në sy menjëherë, por për t’i rrëmbyer një puthje mu desh të pres shumë”, ka thënë futbollisti kuqezi, që tashmë e ka bukuroshen në krah, në Dubai, por edhe në stadiumet ku ai luan.