Pas lajmit se Irfan Hysenbelliu është pranë blerjes së klubit italian të Livornos ka ardhur edhe reagimi i biznesmenit të njohur shqiptar. Hysenbelliu konfirmon se ishte shumë pranë blerjes së Livornos, por tashmë ka hequr dorë: “Jam shumë mik me Luçiano Moxhin, por nuk është e vërtetë që do ta blej Livornon. Kemi qenë shumë pranë, por nuk u konkretizua asgjë për detaje të vogla. Momentalisht grupit tim financiar nuk i intereson blerja e një skuadre futbolli, aq më tepër Livorno. Kam shumë respekt për skuadrën e Livornos, por interesat tona ekonomike nuk janë të përbashkëta”.

Në këtë mënyrë, vetë Hysenbelliu mohon marrjen e Livornos, duke e lënë klubin toskan në mëshirë të fatit, pasi presidenti Aldo Spineli ka dhënë dorëheqjen dhe blerja nga Hysenbelliu mund të ishte shpëtimi i klubit.