Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur sot kreun e ri të Gjykatës së Apelit të Tiranës, gjyqtarin Hysni Demiraj, i cili kandidoi përballë gjyqtarit Gramoz Levanaj.
Burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë të ditur se Hysni Demiraj u zgjodh me tetë vota pro dhe një kundër.
Ndërkohë, mësohet se Gjin Gjoni ka hequr dorë vetë nga votimi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për kreun e Apelit. Një ditë më parë, kryetari aktual Alaudin Malaj kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, sepse sipas tij, marrja pjesë e Gjin Gjonit në këtë proces përbënte konflikt të hapur interesi.





