DURRES, 19 prill 2013 – Policia e Fushë Krujës nuk ka mundur ende të identifikojë personin që u aksidentua mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Tiranë.
Për të bërë të mundur identifikimin e viktimës policia njofton se personi është i seksit mashkull, me gjatësi rreth 168 cm, trup mesatar dhe flokë të thinjur.
Ai mban veshur sipër njëri tjetrit 2 kostume stofi në ngjyrë blu dhe gru dhe një rrip me tokëz me flamurin kombëtar.
Gjithashtu policia njofton se në veshjet e të aksidentuarit është gjetur edhe një dokument veterani pa fotografi, por që mban emrin Riza Ali Skana. Policia nuk ka arritur të zbulojë nëse dokumenti i përket apo jo këtij shtetasi.
Sipas policisë personi që ka këtë identitet është nga Lura e vjetër, Dibër dhe është larguar nga aty para 45 vitesh.
Kufoma e viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit, në pritje të identifikimit nga familjarët.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





