GJKKO ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si SASPAC, pasi pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe kaloi në arrest shtëpie..
Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen e SASPAC ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, duke i lënë afat SPAK-ut deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.
Kërkesa për lirimin e Kurtulajt u depozitua nga mbrojtja e tij, e cila argumentoi se afatet maksimale të paraburgimit kishin përfunduar, duke iu referuar një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton kufijtë kohorë të masave të sigurisë.
Të dy edhe Kurtulaj edhe Beqaj janë të vetmit të arrestuar në listën e 9 të pandehurve ndërsa ka nën hetim edhe dy shoqëri tregtare.
Dosja e agjencisë SASPAC u mbajt në gjykim paraprak dhe me dyer të mbyllura për afro një vit dhe në përfundim mbasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Posaçme nuk pranoi ta dërgojë për gjykim themeli por ja ktheu pas SPAK-ut për hetime të mëtejshme, duke i lënë afat deri në datën 30 tetor, duke lënë detyra për veprime shtesë.
Ilir Beqaj po ashtu, nëpërmjet mbrojtjes, ka kërkuar shfuqizimin e masës së arrestit me burg.





