Instituti i Juridiksionit Sportiv (ISR) pezulloi Marc Overmars për një vit për shkak të sjelljes së papërshtatshme gjatë kohës së tij si drejtor te Ajax. ISR ndëshkoi Overmars për ngacmim seksual, me vendimin që ka ardhur orët e fundit. Për një vit, Overmars nuk lejohet të mbajë një pozicion brenda insititucon drejtues holandez ose organizatave të lidhura me të.
“Duke pasur parasysh pozicionin e tij si drejtor statutor dhe udhëheqës de facto brenda organizatës Ajax, Overmars duhet të ishte i vetëdijshëm për rolin shembullor që kishte dhe se ai duhej të përmbahej nga një sjellje e tillë”, shkruan ISR në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare. Gjithsesi, ai mund të vazhdojë punën e tij si drejtor teknik në Antwerp. Klubi belg e emëroi atë disa javë pas dorëheqjes së tij nga Ajax mes akuzave të shumta për sjellje me tendencë seksuale.