Një profesor në një nga universitetet kryesore të Kinës është shkarkuar nga puna pas akuzave për ngacmim seksual.

Një vajzë që e identifikoi veten si Wang Di postoi një video gati një orëshe në rrjetin social Weibo në të cilën pretendon se profesori e ngacmoi fizikisht dhe verbalisht. Në një video që ka më shumë se dy milionë pëlqime dhe komente të shumta mbështetëse, ajo bashkangjiti regjistrimet audio si provë.

Është një rast i rrallë në Kinë që dikush të akuzohet publikisht për një gjë të tillë.

Universiteti Renmin njoftoi këtë hetim se pas një hetimi doli në përfundimin se ankesat ndaj profesorit ishin të vërteta. Përveç shkarkimit, ai u përjashtua nga Partia Komuniste Kineze.

Në deklaratë thuhet se profesori “dështoi rëndë misionin e mësimdhënies dhe edukimit”, se veprimet e tij shkelnin disiplinën partiake dhe rregullat akademike dhe se incidenti u raportua tek autoritetet në përputhje me ligjin.