Një 29-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin, 29 vjeç, banues në Lushnjë, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.