Markel Bushi, i akuzuar për vrasjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi do të qëndrojë në burg deri në fund të jetës së tij.
Gjykata e Apelitit Tiranë e ka dënuar atë sot me burgim të përjetshëm, për ngjarjen e ndodhur në Laç në vitin 2019. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestua dhe Manuel dhe Vincens Bushi.
Ngjarja e vitit 2019 mësohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal, por sherri kishte degjeneruar në përdorimin e armëve në lokalin ku ishin duke konsumuar kafe, si autorët dhe viktimat.
Sherri nisi për publikimin e disa fotove në mediat sociale, por për pas nisi dhe përplasja me armë, ku humbën jetën dy kushërinjtë.