Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari është një prej dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentian bejtjas më 15 mars në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Sipas policisë, Ilir Beqaraj (alias Brahimi, alias Mançellari) ka përdorur automjetin tip Golf, në pronësi të 29-vjeçarit Edison Haxhiu, me të cilin dyshohet se u larguan autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas pasi i vendosën flakën makinës tip Land Rover në fshatin Hasan.

DINAMIKA:

Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.

Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.

Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.