Mbante pa leje armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte në Mamurras një 42-vjeçar.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qendronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat u sekuestruan.