Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mjediset e Spitalit të Fierit.

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.

Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njëri prej të përfshirëve në sherr ka shkuar në spital me armë dhe ka qëlluar, duke lënë të plagosur 3 persona. I dyshuari ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës e pas sulmit është arrestuar.

Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH, ndërsa identiteti i autorit nuk dihet ende.