Itali, 8 prill 2014 – Roland Peqini, 30 vjeçari shqiptar, u arrestua nga policia italiane në periferi të Milanos në zonën e Rho-Peros. Makina model Y10, me të cilën udhëtonte, u sekuestrua pas arrestimit. Peqini akuzohet si anëtar i një bande shqiptare të specializuar në trafik ndërkombëtar kokaine. Banda konsiderohet si shumë e rrezikshme sepse ka lidhur aleancë me Ndragetën kalabreze, përkatësisht klanet e zonës së Lokridit dhe Bucinaskos (Buccinasco).
Policia e quan si mjaft me vlerë për hetimet gjetjen e celuarit të tij dhe sendeve të tjera të sekuestruara në makinë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





