Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kryeinspektorit të Sarandës që është kapur në kushtet e flagrancës duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar Petraq Rako, 63-vjeç. Ndërkohë është vënë në pranga edhe 62-vjeçari Stefan Koloi, personi që i kishte përshtatur një ambient dhe shfrytëzonte të miturën për prostitucion.
Rako është arrestuar edhe në vitin 2007 për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” por është shpallur i pafajshëm.





