Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij.
Tushe akuzohet për “shpërdorim detyre” ndodhet prej muajsh në burg dhe kërkonte nga Gjykata e Lartë zbutjen e masës së sigurisë.
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe , Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet ndër të tjera në vendim.