Përfundon seanca gjyqësore sot në GJKKO për fituesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri.

Mësohet se Beleri është lënë në burg.

Siç u tha dhe më herët, Beleri u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë, ndërsa ai mbrohet nga avokatët, Edmond Dema dhe Geni Gjyzari.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor.