GJKKO ka lënë në fuqi masën sigurisë “Arrest në Burg” për kryebashkiakun e Himarë, Jorgo Goro, i arrestuar për tjetërsim pronash.
Për Vezir Gjikonkën është lënë në fuqi masa “Arrest në shtëpi’, ndërkohë GjKKO ka ndryshuar as masën e sigurisë ndaj, Bilbil Aliajt, i cili është lënë në detyrim paraqitje.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.
SPAK e akuzon Goron se ka shpërdoruar detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun.