Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një e mitur ka kallëzuar në Polici të atin me pretendimin se e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas saj, ngacmimi ka filluar që në vitin 2018 por gjatë dy javëve te fundit por gjatë javëve të fundit ka kërkuar me këmbëngulje marrëdhënie seksuale me të bijën.
Duke marrë parasysh dhunën psikologjike nga i ati, e mitura është largua nga shtëpia dhe ka qëndruar për 4 ditë me radhë në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.
“Me datën 24 08 2020 ankuesja femër ka raportuar në polici se nga data 21 08 2020 deri më 24 08 2020 ka dalë nga shtëpia dhe ka qëndruar në mal në fshatin Vojtesh-Mitrovicë dhe më pas ka ardhur dhe raportuar rastin në polici ku i është dhënë ndihma mjekësore,”– bën me dije Policia e Kosovës.
Ndërkohë që aktualisht vajza është strehuar nga Policia, ndërsa i ati është marrë në pyetje dhe po hetohen në gjendje të lirë.





