Minuta e 44' e pjesës së parë në ndeshjen Shqipëri-Rumani do të memorizohet në kujtesën kombëtare të shqiptarëve si momenti historik kur Shqipëria shënoi golin e parë në Europian, i cili u përkthye në një fitore epike. Ishte ky një moment që ka drithëruar zemrat e çdo shqiptari e që i ka mbushur me emocion pa fund e deri në lot gëzimi.
Goli i Armando Sadikut në portën e rumune, është përjetuar dyfish më shumë me emocione nga familjarët e futbollistit të kombëtares shqiptare, elbasanasit me origjinë Çame, Sadiku, i cili mbrëmjen e së dielës u kthye në njeriun më të dashur për çdo shqiptar.
I ati i Armandos, Durim Sadiku, rrëfen emocionet e këtij momenti ndërsa thotë se një ditë para ndeshjes Armando i kishte bërë një premtim në emër të Shqipërisë dhe tifozëve se do të shfrytëzojë çdo minutë në fushë për të shënuar rezultati pozitiv, shkruan Shqiptarja.com.
Vetë i ati i sulmuesit të kombëtares, Durimi ka qenë futbollist e madje trajneri i parë i Armandos dhe nxitësi më i madh në rrugëtimin deri në Europian. Ai e cilëson golin e të birit si historik për Shqipërinë.
Mos vallë ishte kjo ëndrra e tij për të birin??
Emocionet janë normale për një prind ku fëmija bën krenar jo vetëm atë por një komb, dhe ky është rasti i duhur për Durim Sadikun, pas golit të të birit Armando Sadiku në përballjen e një dite me parë me Rumaninë. Goli i sulmuesit shqiptar shënoi fitoren e parë të Shqipërisë në europian duke i dhënë kombëtares 3 pikë. /Shqiptarja.com





