Babai i Andi Malokut, shoferit që u vra në atentatin në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoja kërkon nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat.
Rtv Ora raporton se konkretisht, ai kërkon që të lejohet të shohë pamjet filmike të sekuestruara nga vendi i ngjarjes, te rreth rrotullimi i Shkozetit.
Kujtojmë se më 5 maj, policia ka arrestuar një person të dyshuar për pjesëmarrjen në atentatin e 1 nëntorit 2019 ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi dhe u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Në pranga ka rënë shtetasi Arjol Halilaj nga Skrapari dhe sipas policisë 29-vjeçari është bashkëpunëtor kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga vrasësit, ai i ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, për këtë krim është arrestuar menjëherë pas ngjarjes edhe shtetasi Redjan Rraja 34 vjeç si i dyshuar për ngjarjen.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kasaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.





