KORCE, 18 prill 2013– Dy fëmijë të mitur janë pajisur me urdhër mbrojtje nga policia, pas dhunës psikologjike të të atit.

Policia e Korçës bën të ditur se të miturit, vëlla e motër, janë marr në mbrojtje pasi i ati i tyre, A. M, 41 vjeç, ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj tyre.

41-vjeçari është në proces divorci me bashkëshorten e tij, dhe u kërkontë fëmijëve të qëndronin me të dhe jo me nënë e tyre. Edhe kjo e fundi është me urdhër mbrojtje nga i shoqi.