Babai i Meghan Markle ka zgjedhur të publikojë disa momente nga fëmijëria e vajzës së tij.
Ai thotë se ato ishin çastet më të rëndësishme të saj, por edhe të tij. 75-vjeçari shprehet se ajo ishte thjesht e bukur dhe e veçantë kur lindi dhe se dashuria për të nuk njihte limite.
Thomas shton se ai e dinte se aktrimi do të ishte profesioni i Meghan në të ardhmen, nisur edhe nga preferencat e saj që e vogël.
Daily Mail shkruan se babai i Meghan i publikoi fotot dhe foli për mediet vetëm për të mërzitur Harry-n dhe vajzën e tij pas heqjes dorë nga posti mbretëror dhe refuzimit të titujve “lartmadhëri”.