Ditën e djeshme, lajmi se babai i Xhanluka Skamakës, sulmuesit të Xhenoas në pronësi të Sasuolos, kishte sulmuar qendrën stërvitore të Romës duke shkatërruar makina të drejtuesve verdhekuq, bëri xhiron e mediave. Emiliano Skamaka u ndalua më pas nga policia, ndërsa më vonë erdhi edhe reagimi i djalit futbollist.

Skamaka shprehet se ka qenë i shokuar nga e gjithë historia ndërsa shton se ajo që ka bërë babai i tij nuk ka lidhje me karrierën në sport, pavarësisht se ai ka një të kaluar me të rinjtë e Romës.

“Kam mbetur i shokuar nga gjithë çka ndodhur dhe nga ajo që kam lexuar. Vërtet që nuk di si ta shpjegoj. Wshtë e vështirë të flas, por ndoshta duhet të flas. Babai im prej kohësh nuk jeton me mamanë, unë jam rritur me motrën dhe mamanë. Ato janë familja ime.Me babain vetëm përshëndetem, e shoh shumë pak. Por, është histori personale që dua ta mbaj për vete. Më vjen shumë keq dhe jam i shokuar për atë që ndodhi”, u shpreh Skamaka.