Atentat Ministrit të Mbrojtjes në Liban.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dy plumba goditën makinën e ministrit të mbrojtjes në detyrë të Libanit të enjten teksa po udhëtonte në një autokolonë pranë Bejrutit.
Në një deklaratë të shkurtër, ministri i Mbrojtjes Maurice Sleem konfirmoi të shtënat, të cilat ndodhën në lagjen Hazmieh të Bejrutit, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Sakaq, hetimi ka nisur për të zbuluar nëse ministri ishte shënjestër, apo objektiv ishte tjetërkush.