Kantautori Flor Mumajesi ka publikuar këngën e tij të fundit ‘Karma’ në bashkëpunim me djemtë e Threedots.

Po pas suksesit që mundi të arrinte Flori ka një falenderim special dhe shkon vetëm për muzikën që i mbush shpirtin.

‘Mund të mos kem lindur me këmishe!(me fat) Por një gjë është e sigurt, jam përqafuar me muzikën në dëgjimin e parë…Bekuar që të kam dhe je aty gjithmonë për mua. #muzikës #music’ –shkruan Flori Mumajesi.

Për pak menduam se Flori do na tregonte diçka për dashurinë, pasi jeta e tij sentimentale duket të jetë paksa bosh. 

Ai nuk ka pranuar asnjë lidhje dashurie ose të japë ndonjë sinjal se është në një marrëdhënie.