Japoni, 16 korrik 2014 – Një artiste japoneze u arrestua sepse realizoi një selfie të vaginës së saj. Megumi Igarashi imazhet i ktheu në versionin 3D, i ekspozoi dhe madje njërën e ktheu në një formë anijeje tip kanoe, me të cilën noton në ujëra. Japonezja e cila përdor emrin artistik Rokudenashiko, akuzohet se ka thyer ligjet e turpit në këtë shtet.
Por ajo thotë se nuk e dinte se të fotografosh vaginën qenka vepër turpi. Sipas saj gjithçka nisi si art dhe kaq, madje as nuk e kishte çuar në mend t’i shiste veprat. Por nuk mohon se dikush i kërkoi 6 mijë euro për një imazh.
“Unë bëj pjesëza arti me vaginën time. Madje e quaj atë me emrin Manko. Pse nisa të bëja nga këto gjëra? Shumë e thjeshtë. Sepse unë nuk kam parë vaginat e të tjerëve dhe madje as timen, Isha shumë kurioze. Kjo është tabu në Japoni. Por jo penisi, që është kthyer në një copë pop kulture. Ta pranojmë troç, nuk është turp, vagina është pjesë e trupit të femrës, mos kini frikë”,u shpreh artistja japoneze gjatë një emisioni televiziv.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





