Makina e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Në fotot e publikuara, shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.
Çala u vra në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, nga persona ende të pa identifikuar. Fillimisht u mendua se ai kishte pësuar aksident, pasi makina ishte e dëmtuar dhe 37-vjeçari ishte i shtrirë në mes të rrugës.
Por teksa policia ka mbërritur në vendngjarje ka zbuluar se ai ishte vrarë