Një punëtor ndërtimi 36-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë dhe sipas informacioneve të para, mësohet se punëtorit Altin Citozi, i ka rënë në kokë kova që transportonte materialet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa punëtorët për ndërtimin e e pallatit kishin nisur punën si çdo ditë.

Goditja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka humbur jetën menjëherë, pa mundur t’i jepet ndihma e parë.