Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Viktima është Xhevair Hoxha, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Opel Zafira” por rrezet e forta të diellit kanë bërë që ai të përplaset me një automjet tip “Volvo XC90”.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës midis Bedizzole-s dhe Nuolera-s. Sipas medieve italiane, shqiptari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pasagjerët e makinës tjetër të cilët ishin pjesëtarë të një familje mes tyre dhe dy fëmijë të vegjël nuk kanë pësuar dëmtime.





