Lian Xhari, djali i dy artistëve, këngëtares Vesa Luma dhe reperit Big Basta feston sot ditëlindjen e 5-të.
Teksa ka publikuar një foto të të birit me tullumbace në duar, Vesa uron Lianin me fjalë emocionuese.
“Happy Bday. Gezuar jeta ime @lianxhari ! Sa shpejt shkuan 5 vjet ..ti vazhdon na ben krenar cdo sekond te jetes me karakterin tend luftarak,kujdesin e respektin ndaj nesh dhe shokeve tu ,e me shakat e tua, e talentin qe ke ..qe na ben cdo sekond te jetes te lumtur e te bekuar qe te kemi! Te uroj ma te mirat e kesaj bote! Te me jetosh gjate sa malet me shendet lumturi e fat ne jete! Te duam me se shumti ne bote!”
Kujtojmë që prej disa vitesh këngëtarja jeton larg Shqipërisë, në Australinë e largët, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian.





