20shtator 2015 – I biri i El Chapo qarkullon me makinë me targa shqiptare? Në profilin e hapur me emrin Ivan Guzman, djali i bosit të drogës në Meksikë, mes fotove të jetës lukzose ka publikuar dhe këtë të një Benzi luksoz, ku dallohet një pjesë e targave AA dhe stema e Republikës së Shqipërisë, AL.
Ivan Guzman është 32 vjeç, por ai njihet për jetën lukzose që bën, duke hedhur në rrjetet sociale pamje të makinave, vilave, veshjeve të shtrenjta, krahas armëve e drogës. Në çdo foto ai e mban të mbuluar fytyrën. Nuk dihet se ku është bërë fotografia me makinën me targa shqiptare, ku shihet një dorë që mban automatikun.
Babai i tij, i famshmi El Chapo, (Joaquín Archivaldo Guzmán Loera), u arratis në mënyrë spektakolare në korrik të këtij viti nga një burg i sigurisë së lartë.
/portali DurresLajm/