Deputeti i PS-së për qarkun e Durrësit, Rrahman Rraja, është fotografuar sot me paterica teksa ka dalë nga Prokuroria e Tiranës.

Fotoja është shkrepur nga fotografi Agim Rama, i cili shkruan se deputeti socialist ka qenë me paterica pasi ka pasur këmbën e thyer.

Mësohet se Rraja ka qenë në prokurori në vijim të hetimeve për çështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit të së cilës, djali i tij, Rexhep Rraja është lënë në arrest me burg për përndjekje.

Gjykata e Krujes la në arrest me burg djalin e deputetit, ndërkohë që ai ka apeluar vendimin, duke kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Aktualisht ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit.