Biznesmeni Dashamir Gjoka është shoqëruar në komisariat nga policia për verifikim dokumentesh. Mësohet se Operacioni Forca e Ligjit i ka bllokuar makinën Gjokës.
Dy ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar biznesmenit Dashamir Gjoka, formularin për deklarimin e pasurisë.
Në një komunikim për shtyp, OFL sqaroi se Dashamir Gjokës, i kërkohet deklarimi pasi është i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore.
“– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore,” – thuhej në njoftimin e policisë.
Biznesmeni Gjoka nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi në vitin 2017, ai i shpëtoi një atentati në afërsi të komunës Xhafzotaj, tek “4 rrugët” e Shijakut. Gjoka ishte në makinë bashkë me të bijën dhe shpëtoi fatmirësisht, pasi makina ku ndodhej ishte e blinduar.





