SRI LANKA– Një i burgosur në Sri Lanka pati një ide origjinale për të fshehur celularin, që do e fuste në qeli. Ai e futi atë në prapanicë, por gardianët e zbuluan 58- vjeçarin, pasi nisi të binte zilja.

58- vjeçari për fat të keq kishte harruar që ta fikte celularin përpara se ta fshihte nga rojet e burgut. Gardianët e dërguan në një spital dhe mjekët ia nxorën celularin.

I burgosuri është dënuar me 10 vite burg për vjedhje. Edhe pse celulari është i ndaluar në qeli, sërish të burgosurit ia dalin që të mbajnë të tillë në qeli, megjithëse ky rast tregon ide mjaft të çuditshme se ku mund të fshihet një telefon.